Tre policë janë sulmuar në komisaritat nga një person në Kaçanik të Ferizajt. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:45 në rrugën “Ismail Raka”.
Mësohet se policia ka shoqëruar një person në polici dhe pak çaste më vonë në komisariat është paraqitur një burrë i cili ka sulmuar policët. Dy të arrestuarit kanë marrë ndihmë mjekësore pas ngjarjes.
“Rr. Ismail Raka, Kaçanik / 31.03.2026 – 22:45. Pasi është dërguar në stacion policor një person i dyshuar mashkull kosovar, është paraqitur edhe një i dyshuar tjetër i cili ka sulmuar tre zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Shoqëruan një person në komisariat në Kaçanik, shoku i tij shkon dhe sulmon 3 policët appeared first on Euronews Albania.
