Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, i vendosur në lagjen Shkozë.

Gjatë inspektimit të magazinës, inspektorët konstatuan 3,984 kg produkte të miksuara – bimë të thata të ambalazhuara në thasë plastikë – të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen e tyre.

Si pasojë, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të gjithë sasisë së produkteve në magazinë.

Masë administrative gjobë prej 200,000 lekësh për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve.

 

Masë administrative gjobë prej 100,000 lekësh për moszbatimin e sistemit të vetkontrollit, duke përfshirë skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit.

 

ose në numrin e gjelbër 0800 75 75.

gijotina.com/

The post Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: