Ministri i Jashtëm i Spanjës flet pas armëpushimit: Bota ishte “afër një katastrofe”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka deklaruar se njerëzimi ishte “afër një katastrofe” pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të shkatërruar civilizimin iranian në ultimatumet e tij ndaj Teheranit.

Pas njoftimit për armëpushim, Albares u shpreh për stacionin radiofonik RNE se ultimatumet e Trumpit ndaj Iranit ishin “plotësisht të papranueshme për njerëzimin” dhe se ishte ende herët për të konfirmuar nëse konflikti ishte mbyllur në mënyrë përfundimtare.

“Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht,” shtoi ai.

The post Ministri i Jashtëm i Spanjës flet pas armëpushimit: Bota ishte “afër një katastrofe” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: