Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi po lincenson mjekë përmes një vule të paligjshme, që shteti nuk e njeh.

Në denoncimin e bërë në median Newsbomb thuhet se është konstatuar se procedura e prodhimit të vulës, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga presidenti aktual z. Almiro Gurakuqi , nuk është kryer në mënyrë korrekte.

“Sipas një shkrese nga strukturat e Policise pas një verifikimi të kryer mbi një ankesë të paraqitur nga ish-presidenti i Urdhrit, z. Nikoll Deda është konstatuar se procedura e prodhimit të vulës, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga presidenti aktual z. Almiro Gurakuqi , nuk është kryer në mënyrë korrekte dhe çështja i është referuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo situatë ngre një problem shumë serioz, pasi rezulton se dokumente zyrtare të lëshuara nga Urdhri i Stomatologut aktual me president Almiro Gurakuqi, përfshirë licenca dhe vërtetime profesionale që nga viti 2024 jenë vulosur me një vulë të jashtëligjshme dhe problematike që nga hetimet rezulton e parregullt dhe po kërkohen masa ndaj strukturave të policisë”  shkruhej në denoncimin e bërë.

Në dokumenta bëhet me dije se presidenti aktual i Urdhrit të Stomatologut Shqiptar, më 9 prill të 2025 paraqiti një kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithhme për Rendin dhe sigurinë Publike dhe Çështjeve territoriale në Ministrinë e Brendshme për t’u paijsur me një vulë me argumentimin se ish-presidenti Nikoll Deda u pezullua nga detyra e tij e mëparshme dhe është dënuar me arrest në burg.

Në lidhje me këtë situatë kërkohet reagimi i menjëhershëm i policisë, nga të cilët pret që të merren masat e duhura ndaj Gurakuqit.

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”,  presidenti, Almiro Gurakuqi

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”,  presidenti, Almiro Gurakuqi

 

The post Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: