Fundoset një varkë me emigrantë në kanalin e La Manshit, 4 persona humbin jetën! Shpëtohen 42 të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy burra dhe dy gra kanë humbur jetën pasi një varkë e vogël u fundos në Kanalin midis Francës dhe Britanisë. Varka u rrëmbye nga rryma të forta ndërsa viktimat ranë në det.

42 të tjerë u shpëtuan në incidentin në brigjet e Boulogne, midis Equihen-Plage dhe Hardelot-Plage. Një person kishte hipotermi dhe 37 persona të tjerë po trajtohen nga shërbimet e urgjencës.

Incidenti i së enjtes ndodhi një ditë pasi 102 persona hasën në vështirësi gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin dhe u desh të shpëtoheshin. Në një incident tjetër të kohëve të fundit, dy persona vdiqën duke u përpjekur të kalonin kufirin në fillim të prillit.

Më shumë se 5,000 refugjatë dhe emigrantë kanë kaluar Kanalin, një nga korridoret më të ngarkuara të transportit detar në botë, drejt Mbretërisë së Bashkuar deri më tani këtë vit. Rreth 41,500 njerëz e kaluan këtë vend vitin e kaluar.

The post Fundoset një varkë me emigrantë në kanalin e La Manshit, 4 persona humbin jetën! Shpëtohen 42 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: