Ka shkuar në nëntë numri i viktimave pas të shtënave të regjistruara të mërkurën në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras të Turqisë.
Sulmuesi, 14-vjeçari Isa Aras Mersinli i cili ishte gjithashtu nxënës në shkollë, i mori jetën vetes. Babai i djalit, Ugur Mersinli, një ish-oficer policie, është arrestuar.
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se shkolla po funksiononte me turn të dyfishtë dhe se sulmi ndodhi ndërsa nxënësit po largoheshin nga turni i mëngjesit. Ai tha se nxënësi 14-vjeçar hyri në dy klasa duke mbajtur armë që kishte sjellë nga shtëpia dhe hapi zjarr.
Sipas tij, nëntë persona u vranë në të shtënat, përfshirë tetë nxënës dhe një mësues, ndërsa 13 persona u plagosën. Nga të plagosurit, gjashtë janë shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, me tre në gjendje kritike.
Ministri shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke vënë në dukje se autoritetet kompetente u mobilizuan menjëherë pasi u informuan për incidentin. Guvernatori i provincës, Mukerem Unluer, sqaroi se mbetet e paqartë nëse ishte vetëvrasje apo nëse ai qëlloi veten gjatë trazirave.
The post Shkon në 9 numri i viktimave në Turqi, 3 të plagosur në gjendje kritike! Arrestohet babai ish-polic i autorit appeared first on Euronews Albania.
