Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Pllana.

The post Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen dy persona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: