E rëndë në Kosovë, shpërthen bombola e gazit në një banesë! Humbin jetën babai dhe dy fëmijët e mitur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë është regjistuar këtë të enjte në Malishevë të Kosovës. Tre persona të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi në një banesë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta bën me dije se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

The post E rëndë në Kosovë, shpërthen bombola e gazit në një banesë! Humbin jetën babai dhe dy fëmijët e mitur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: