Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron sot për një vizitë në Kosovë. Ai mëngjesin e së enjtes është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Dendias në rrjetin social X.

“Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar ai në X.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë shtabin e kontingjentit grek në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në Kosovë po qëndron edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot.

The post Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: