Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndare një foto të tij pak para takimit me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Rama shihet i ulur në një tavolinë teksa në fuar ka disa dokumente. Ai shkruan se po përsërit mësimet para takimit pasi sipas tij Meloni nuk fal me njohuritë që ka për projektet.
“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama do të takohet në orën 15:00 me Melonin në Palazzo Chigi. Ai do të takohet edhe me Ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto ku në fokus do të jenë projektet e përbashkëta dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.
The post Rama në Romë, publikon foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet appeared first on Euronews Albania.
