KF Teuta ka dalë me një reagim ndërsa ka saqruar se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit. Në reagim është hedhur poshtë pretendimet se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër.
Klubi thekson se garanton tifozët se projekti i tyre është ambicioz dhe nuk do të lejojnë askënd të përbaltë punën e tyre. Sipas reagimit, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të fokusuar maksimalisht vetëm te fusha e blertë, me synimin për ta mbyllur me sukses kampionatin dhe për të ruajtur stabilitetin e projektit.
“Ndeshja e radhës ndaj Elbasanit është një sfidë vendimtare, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te kundërshtari dhe përgatitja e ekipit. Ftojmë tifozët të na mbështesin në këtë moment të rëndësishëm të sezonit”, thuhet në reagim ndër të tjera.
The post Teuta: Dobi është nën kontratë me klubin! S’kemi rënë dakord me trajner tjetër appeared first on Euronews Albania.
