Vdekja e shqiptares në Greqi, spitali në Kefalonia hedh poshtë akuzat: Të nisin hetimet, ne përmbushëm detyrën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mjekët mohojnë ankesat që janë bërë në lidhje me funksionimin e Reparteve të Urgjencës së spitalit të Kefalonisë. Ankesat janë bërë nga një grua anonime pas vdekjes së 19-vjeçares shqiptare Myrto. Sindikata e Punonjësve të Spitalit të Përgjithshëm të Kefalonisë po kërkon që të hetohet rasti.

Sipas ankesave, mjekët janë thirrur në spital dhe nuk është marrë askush për Myrton, akuza të cilat janë mohuar zyrtarisht.

Me dokumentin e saj zyrtar, Sindikata po kërkon hetimin e identitetit të një gruaje që u shfaq në një emision televiziv si infermiere, duke bërë akuza në lidhje me funksionimin e Repartit të Urgjencës në rastin e 19-vjeçares.

“Kjo zonjë, e cila po hiqej si infermiere, ndoshta për arsye të panjohura për të, deklaroi në mënyrë të rreme se mjekët nuk ishin të pranishëm në urgjencë kur vajza fatkeqe 19-vjeçare mbërriti me ambulancën e EKAB, bazuar në dëshmitë e stafit infermieror në detyrë.

Sipas asaj që tha në emision, ajo nuk ishte e pranishme në incident në mënyrë që të mund të bënte konstatime në lidhje me praninë e mjekëve në urgjencë, por edhe gjendjen në të cilën ndodhej vajza 19-vjeçare në kohën e mbërritjes së saj në urgjencë”, thuhet në reagim.

Ata kërkojnë hetimin e së vërtetës në lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe rivendosjen e nderit dhe prestigjit të punonjësve të Shërbimit Infermieror të Spitalit të Përgjithshëm të Kefalonias.

Spitali i Kefalonisë tha se mjekët dhe stafi infermieror vepruan në mënyrë shembullore. Administrata e spitalit vëren se stafi e përmbushi plotësisht detyrën e tij.

The post Vdekja e shqiptares në Greqi, spitali në Kefalonia hedh poshtë akuzat: Të nisin hetimet, ne përmbushëm detyrën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: