Izraeli i sulmon kryeministrin e Spajës: Qëndrimi juaj është hipokrit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Deklaratat e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez gjatë një takimi elektoral të PSOE në Gibraleón, në Andaluzi, kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Izraeli.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, përmes një mesazhi në rrjetin social X, e akuzoi Sánchez për “hipokrizi” dhe për qëndrime armiqësore ndaj shtetit hebre.

“Nuk do të pranojmë një qasje hipokrite nga dikush që mban marrëdhënie me regjime totalitare që shkelin të drejtat e njeriut, si Turqia e Recep Tayyip Erdoğan dhe Venezuela e Nicolás Maduro”, shkroi Saar.

Ai shtoi se një qeveri që merr falënderime nga regjimi i Iranit dhe organizata terroriste, sipas tij, është angazhuar në përhapjen e antisemitizmit.

Ministri izraelit theksoi gjithashtu se Izraeli nuk ka asgjë kundër qytetarëve spanjollë, por kundërshton atë që e cilësoi si “standard i dyfishtë” të qeverisë së Pedro Sánchez.

The post Izraeli i sulmon kryeministrin e Spajës: Qëndrimi juaj është hipokrit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: