Presidenti Amerikan , Doanld Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të mandatit të saj. Nëpërmjet kësaj letre, të cilën Osmani e ka pranuar ditën e djeshme, theksohet bashkëpunimi i saj në kuadër të Bordit të Paqes.
“Ndërsa së shpejti do të largohemi nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”, thuhet në letër.
Letra e plotë:
Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdon të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.
Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore—veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.
Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.
Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.
Sinqerisht,
Donald J. Trump
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Nga ana tjetër, Osmani në Facebook shkruan se, lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajë sot e përherë, duke falenderuar presidentin Trump për letrën.
The post Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim appeared first on GIJOTINA.
