E ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati ka pritur këtë të marte në takim përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-ve në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker.
Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane në Prishtinë shkruan se kjo vizitë është mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë .
‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së’’, thuhet në postim.
The post Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati appeared first on Euronews Albania.
