Ushtri prej 460 mijë trupash – Ministri gjerman i Mbrojtjes prezanton një strategji të re ushtarake

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zbuloi sot një strategji të re për ushtrinë gjermane dhe tha se ajo do t’i përmbahet objektivit të saj prej 260,000 trupash aktive, pavarësisht kërkesave të zyrtarëve të lartë ushtarakë për të rritur këtë numër në përgjigje të kërcënimit në rritje nga Rusia.

Ai tha në konferencën për shtyp se Gjermania po planifikon një ushtri prej 460,000 anëtarësh, nga të cilët 200,000 do të jenë rezervistë, raporton Reuters.

“Është e qartë se automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të vazhdojnë të ndikojnë në planifikimin tonë, sa ushtarë do të na duhen dhe me çfarë kualifikimesh . Ambicia jonë është të jemi ushtria konvencionale më e fortë në Evropë”, shtoi ai.

Ai deklaroi gjithashtu se Gjermania po “rris aftësitë e saj mbrojtëse në afat të shkurtër, duke synuar një rritje të ndjeshme të kapacitetit në të gjitha fushat në afat të mesëm” dhe se do të “arrijë superioritet teknologjik” në afat të gjatë , shkruan Merkur.de dhe shton se strategjia thotë se Rusia është kërcënimi kryesor për aleancën e NATO-s, përfshirë Gjermaninë.

The post Ushtri prej 460 mijë trupash – Ministri gjerman i Mbrojtjes prezanton një strategji të re ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: