Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe progresin e arritur.
Në një postim në X, Mitsotakis theksoi se takimi ishte një mundësi për të diskutuar zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për të riafirmuar mbështetjen e Greqisë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së”, ka shkruar ai.
Συναντήθηκα σήμερα με τον Πρωθυπουργό της Αλβανίας Edi Rama. Μας δόθηκε η ευκαιρία για αποτίμηση της σημαντικής προόδου που έχουμε σημειώσει στις διμερείς μας σχέσεις, ενώ παράλληλα του εξέφρασα τη συνεχή υποστήριξή μας στη δύσκολη πορεία που έχει χαράξει η Αλβανία προς την Ε.Ε. pic.twitter.com/BK91hD0eUN
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) April 22, 2026
The post Mitsotakis pas takimit më Ramën: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE appeared first on Euronews Albania.
