Të shtëna me armë në Kaçanik, gjenden 49 gëzhoja! Shoqërohet një 26-vjeçar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Ngjarja raportohet se ështe regjistruar rreth orës 20:25.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se persona të panjohur me një makinë të zezë dhe targa vendore kanë shkuar në thellësi të malit në fshatin Bajnicë dhe kanë shkrepur armë zjarri, të tipit AK-47, rreth dy karikatorë në ajër.

Në vendngjarje janë gjetur 49 gëzhoja. Policia ka arritur të lokalizojë mjetin e dyshuar, e cila është gjetur në parkingun e një autoservisi.

Pas hetimeve është shoqëruar një 26-vjeçar me inicialet E.S. Policia ka sekuestruar një armë zjarri, pushkë automatike e tipit AK-47, si dhe 35 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në komisariatin e Kaçanikit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

The post Të shtëna me armë në Kaçanik, gjenden 49 gëzhoja! Shoqërohet një 26-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: