Modric dëmtohet në barazimin Milan–Juventus

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Luka Modric u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me Manuel Locatelli, në ndeshjen që përfundoi 0-0 mes Milanit dhe Juventusit. Mesfushori kroat, me një mavijosje të dukshme në sy, u zëvendësua në minutën e 80-të nga Jashari, ndërsa u përcoll me duartrokitje nga tifozët në “San Siro”.

Pas takimit, Locatelli shprehu keqardhje për incidentin: “Më vjen keq që një kampion si Modric u detyrua të dalë. Shpresoj të rikuperohet shpejt.”

Kapiteni i Juventusit theksoi se barazimi ishte i pritshëm, por shtoi se skuadra duhet të fitojë çdo ndeshje të mbetur për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

The post Modric dëmtohet në barazimin Milan–Juventus appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: