Një baner i madh në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë është shfaqur ditën e sotme në Prishtinë.
Në baner shihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Shoqëruar me imazhet e krerëve është një shkrim i shkurtër në anglisht: “Bring them home”, sillini në shtëpi.
Ky veprim vjen në kuadër të shprehjes së mbështetjes publike ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që ata i kanë mohuar vazhdimisht. Procesi gjyqësor ndaj tyre po vijon në Hagë.
The post Prishtina vendos baner në mbështetje të krerëve të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.
