PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja vjen dy ditë pas dënimit të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale” nën akuzën e kallëzimit të rremë. Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor. Më 6 tetor, Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. Përpos protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

The post PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *