Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Manchester United kundër Porto dhe Aston Villa këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit. Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenham nuk i pëlqen drejtuesve të Djajve të Kuq dhe madje hipoteza Allegri nuk ka arritur miratimin e një pjese të “urës së komandës” së United. Dy hipoteza mbeten të gjalla. Ose ish-trajneri i Anglisë Gareth Southgate menjëherë, ose provizor deri në qershor dhe më pas të fokusohen te Simone Inzaghi.
MEDITIMET E RATCLIFFE
Po, sepse sipas shtypit anglez e ardhmja e trajnerit të zikaltërve mund të jetë në pankinën e Manchester United. Ai është trajneri i preferuar për të pasuar trajnerin aktual holandez Erik ten Hag. Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili përfundoi me triumfin e papritur të FA Cup, që shmangu shkarkimin e tij, e ardhmja e Ten Hag duket edhe një herë më e pasigurt se kurrë. Pas ndeshjes së humbur në Old Trafford kundër Tottenham, ai u kritikua nga ish-legjendat e Djajve të Kuq, tani ekspertë televizivë si Paul Scholes dhe Rio Ferdinand, si dhe nga tifozët e tij. Për momentin nuk priten ndryshime në rrugë e sipër, por pronësia e re e Sir Jim Ratcliffe ka bërë të ditur se do të bëjë një vlerësim të parë të ecurisë së sezonit gjatë pauzës së ardhshme për garat ndërkombëtare.
Lexo më tej: Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag
E, në rast të shkarkimit të ten Hag, sipas Daily Star, Inzaghi – në pankinën e zikaltërve nga viti 2021 – është në krye të listës së kandidatëve për të drejtuar Djajtë e Kuq. Megjithatë, nuk ka gjasa që trajneri italian të vendosë të largohet nga Inter në mes të sezonit, por është më e lehtë që marrëveshja – nëse oferta arrin – të realizohet gjatë verës së ardhshme.
The post Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar appeared first on Lapsi.al.
