Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha tha se Ilir Proda duhet ta kishte mbiemrin Shullazi, sepse sipas tij në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës “së narkokomisarëve të lidhur me krimin”. Lideri i opozitës po ashtu nuk la pa kujtuar protestën e 7 tetorit, të cilën e cilësoi si dita e mosbindjes civile.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Shqipëria e burgjeve politike është Shqipëria që lëngon. Është Shqipëria që përzën nga trojet e saj shqiptarët pasivisht. Është Shqipëria që vidhet dhe plaçkitet. Është Shqipëria që sundohet nga mafia, krimi, që vendosin në rrugë, në qeveri, në gjykata, në polici, në prokurori, në parlament dhe kudo.

Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.

Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.
I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.

Si shërbëtor lake i bandave. Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve. Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera.

Ndaj dhe 7 tetori është dita e revoltës. Është dita e kushtrimit. Është dita e mosbindjes civile. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!

The post Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *