Gjendet i pajetë në rrugë/ 40-vjeçari u përplas nga një makinë, drejtuesi u largua

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë – Pogradec ku një person, i cili është gjetur i pajetë besohet se është aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Raportohet se viktimë ka mbetur 40-vjeçari i identifikuar si F.P., ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Sakaq, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P. 

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Gjendet i pajetë në rrugë/ 40-vjeçari u përplas nga një makinë, drejtuesi u largua appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *