Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Java e 6-të e Bundesligës nuk përbën pikën e kthesës për Bayern Munich, që sheh fitoren që do t’i jepte Kompany kryesimin vetmitar dhe +5 ndaj Leverkusen të shuhet. Bavarezët u arritën dy herë nga Eintracht Frankfurt, të udhëhequr nga Marmoush (një dygolësh) dhe nga pritjet e Kauã Santos, dhe barazuan 3-3 në ndeshjen e madhe. Krijohet kështu një dyshe kryesuese: Bayern në vendin e parë bashkë me Leipzig, fitues ndaj Heidenheim (1-0), në kuotën e 14 pikëve.
EINTRACHT FRANKFURT-BAYERN MUNICH 3-3
Një ndeshje e çmendur i fshin pokerin fitues në transfertë teknikut Kompany, mission i arritur vetëm nga Hitzfeld në krye të Bayern: Eintracht u rikthye dhe barazoi në minutën e 93’, për të fiksuar shifrat 3-3 në Ëaldstadion. Një pjesë e parë fantastike për nga intensiteti dhe emocioni, në një ndeshje të nivelit të lartë për kreun e Bundesligës. Eintracht e pa veten në disavantazh në minutën e 15’ falë golit të Kim Min-jae. Eintracht u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar në minutën e 23’ me galopimin e Marmoush pas një asisti nga Knauff dhe prekjen fituese që mposhti Neuer.
Lexo më tej: Video/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise
Bayern e ndjeu goditjen dhe vendasit përfituan të përmbysin rezultatin. Marmoush asistoi për Ekitiké, që I çoi shifrat 2-1 në minutën e 35’. Bayern reagoi shpejt dhe i mjaftuan tre minuta për të barazuar me Upamecano. Përmbysja këtë herë është e Bayern me Olise që shënoi në minutën e 53’ me një goditje të fuqishme dhe precize. Eintracht gjeti forca dhe në minutën e tretë shtesë barazoi 3-3 me Marmoush, që nuk i la asnjë shans Neuer. Ngjiten në 14 pikë bavarezët, që dështuan të shkëputen në renditje dhe kryesojnë së bashku me Leipzig, me një diferencë të ngushtë ndaj Eintracht (13) dhe Freiburg (12).
The post Video/ Dygolësh i Marmoush, Eintracht ndalon Bayern në shtesë: bavarezët kapen nga Leipzig appeared first on Lapsi.al.
