Sezoni me Juven ka përfunduar… Braziliani Bremer iu nënshtrua një operacioni në Lyon: ligamenti kruciat u rindërtua

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Operacioni i suksesshëm për Gleison Bremer: Mbrojtësi i Juventusit iu nënshtrua një operacioni në Lyon për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë, i dëmtuar gjatë ndeshjes së Champions League kundër Leipzig dhe tashmë do të fillojë procesi i rehabilitimit.

Sezoni i tij, në çdo rast, tashmë ka përfunduar dhe Thiago Motta dhe klubi do të duhet të kërkojnë zgjidhje për ta zëvendësuar atë në qendër të mbrojtjes.

Njoftimi për shtyp i Juventusit

“Këtë mëngjes Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të majtë.

Operacioni, i kryer në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lyon, nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Luca Stefanini, ia ka dalë në mënyrë perfekte dhe futbollisti do të nisë procesin e rehabilitimit me qëllim rifillimin e aktivitetit konkurrues në ditët në vijim”.

Klubi i Juventusit nuk jep hollësi se kur do të rikthehet qendërmbrojtësi, por përvojat mjekësore të rastit tregojnë se me gjasa sezoni ka përfunduar për brazilianin Bremer.

The post Sezoni me Juven ka përfunduar… Braziliani Bremer iu nënshtrua një operacioni në Lyon: ligamenti kruciat u rindërtua appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *