Denoncimi i Juan Jesus: “Tentuan të më vjedhin makinën, më bëni të vjell”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shpërthim i ashpër në rrjetet sociale nga mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus. Futbollisti italian në fakt ka raportuar, me dy histori të publikuara në Instagram, për tentativën për vjedhjen e makinës së tij, e ndodhur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij. Braziliani me një video tregon shenjat e qarta të tentativës së vjedhjes brenda automjetit dhe shkruan: “Siguria zero, pasi u ndoq gati për një muaj sot tentuan të më marrin makinën, sa ndjesi e keqe, më vjen të vjell”.

“Ajo që ndodhi sonte – vazhdon ai – është vetëm qershia mbi tortë. Në harkun e një muaji kam gjetur 5 airtag (gjeolokator) në makinë dhe vetëm se e di që këta kriminelë e dinë se ku jetoj nuk më sjell qetësi. Fatkeqësisht, në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt, por të dish që një i huaj më ka dhunuar diçka timen personale, ma shpif”.

Lexo më tej“Të bëj të zi”, mbrojtja e Acerbi në Prokurori. I pari thërritet Juan Jesus: ja etapat

Ky i Juan Jesus është episodi i dytë i këtij lloji që përfshin një lojtar të Napolit që nga fillimi i sezonit, pas grabitjes së orës ndaj blerjes së re David Neres, pak pas ndeshjes kundër Parmës.

The post Denoncimi i Juan Jesus: “Tentuan të më vjedhin makinën, më bëni të vjell” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *