Detaje të reja/ Magazinë me kἀnabis në zonën e Selitës, 2 persona të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

Agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe Antidrogës në një magazinë 2 katëshe në zonën e Selitës në Tiranë, ditën e sotme kanë gjetur rrënjë kanabis sativa në katin e dytë, të kultivuara me llampa.

Sipas informacioneve të Report Tv, magazina është shtetërore, ku kati i parë është në përdorim të ASHK.

Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivimin e drogës, ndërsa 2 persona janë arrestuar.

Ka qënë një person i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës, ndërsa kur ka parë katin e dytë mbushur me drogë ka lajmëruar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Hoxha më pas ka lajmëruar Ilir Prodën.

The post Detaje të reja/ Magazinë me kἀnabis në zonën e Selitës, 2 persona të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *