Konferenca e dytë ndërqeveritare, publikohen kapitujt që do të diskutohen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg. Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e saj, janë publikuar dhe kapitujt, të cilët do të hapen.

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

The post Konferenca e dytë ndërqeveritare, publikohen kapitujt që do të diskutohen appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *