Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e pakëndshme ndodhi në Pragë përpara se të niste ndeshja me Çekinë, sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.
Gjatë marshimit për në stadium, tifozët shqiptarë janë përballur me një situatë provokuese nga tifozët vendas. Disa tifozë çekë filluan me thirrjet: “Kosova është Serbi”. Në drejtim të tyre janë hedhur sende të forta.
Kjo ka shkaktuar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve. Edhe gjatë ndeshjes, në stadiumin “Epet Arena” u shfaqën flamuj shqiptarë me kryq të zi dhe harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. ©LAPSI.al
The post Pamjet e përplasjes/ Tifozët çekë provokuan shqiptarët: Kosova është Serbi! appeared first on Lapsi.al.
