Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”, ish-deputeti shfaqet me policinë në magazinën e Selitës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”, ish-deputeti shfaqet me policinë në magazinën ku u gjetë droga.

Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, policia ka arrestuar 7 persona, mes tyre edhe tre punonjës të OSHEE. Ndërsa u shpall në kërkim organizatori i këtij aktiviteti, 46-vjeçari Saimir Karaj.

Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë.

Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.

Sipas policisë të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

The post Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”, ish-deputeti shfaqet me policinë në magazinën e Selitës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *