Brenda festës së beqarisë të Dafina Zeqirit, mikeshat surprizojnë këngëtaren në mesnatë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetrëm, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë në prag të një dasme të madhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Mikeshat e ngushta të këngëtares kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie. Dhe pa dyshim ky moment special ndodhi pa dijeninë e Dafinës, e cila u befasua dhe surprizua pa masë.

Ajo që e bëri festën edhe më të veçantë ishte “prania” simbolike e Kreshnikut. Mikeshat e Dafinës kishin gjetur një mënyrë kreative për ta përfshirë atë në festë, duke krijuar një portret të tij, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes.

Festa e beqarisë, e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme, është një tjetër tregues i mbështetjes dhe dashurisë që Dafina ka nga rrethi i saj më të afërt, teksa ajo përgatitet për të hyrë në një fazë të re të jetës bashkë me Kreshnikun.

Ndërkohë dasma e çiftit pritet të jetë një nga ngjarjet më madhështore të vitit të cilën mezi presim ta shohim.

(  S,M  )

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *