Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit, pezullohet nga detyra mjeku në Elbasan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për mjekun 32-vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një ditë më parë për “shpërdorim detyre” pasi akuzohet se ka tentuar të fshehë një tentativë vrasje. Gjithashtu mësohet se gjykata e ka pezulluar nga detyra mjekun dhe i ka ndaluar atij të largohet nga Shqipëria.

Një i ri 26-vjeç u plagos me thikë në lagjen “Haxhias” në Elbasan mesnatën e së premtes, ndërkohë mjeku që ka pritur pacientin nuk ka shënuar asnjë të dhënë në kartelën e tij mjekësore. Po ashtu ai ka refuzuar t’i dorëzojë kartelën mjekësore punonjësve të policisë të cilët po hetonin ngjarjen e rëndë.

The post Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit, pezullohet nga detyra mjeku në Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *