Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
As Milan dhe as Manchester United: Thomas Tuchel mund të rikthehet në stolin e Anglisë. Federata angleze e futbollit po mendon t’i besojë trajnerit gjerman për të ringjallur kombëtaren pas humbjes së fundit në finalen e Kampionatit Europian kundër Spanjës dhe humbjes së së enjtes së kaluar, e para në histori në Wembley ndaj Greqisë. Ish-trajneri i Chelsea-t dhe Bayern Munich-ut, sipas raportimeve nga Gjermania, pritet të zëvendësojë Lee Carsley-n, trajnerin aktual të përkohshëm që mori detyrën pas Gareth Southgate-it.
Lexo më tej: Tuchel konfirmon lamtumirën nga Bayern: “Asnjë akord për të qendruar”
Vetë Carsley kishte folur për largimin e tij disa ditë më parë: “Ka edhe tri ndeshje dhe shpresoj të rikthehem të drejtoj Kombëtaren U-21”. Pra, një ndryshim pritet së shpejti, me marrëveshjen që është shumë afër për Tuchel, i cili do të ishte trajneri i tretë i huaj që drejton Anglinë pas Eriksson dhe Capello. 51-vjeçari, që në sezonin 2022-23 fitoi Bundesliga-n me Bayern Munich, mund të mburret në karrierën e tij me dy kampionate franceze në kohën kur drejtonte PSG-në, si dhe tre trofe ndërkombëtare me Chelsea-n: një Ligë të Kampionëve, një Kampionat Botëror për Klube dhe një Superkupë Evropiane.
Në javët e fundit, emri i Tuchel-it ishte përmendur si i mundshëm për të marrë drejtimin e Milanit në rast të shkarkimit të Paulo Fonseca-s (me një pengesë të mundshme për këtë angazhim për shkak të pagës së lartë) si dhe të Manchester United, ku Ten Hag ka qenë në rrezik shkarkimi prej muajsh.Ci
The post Tuchel, marrëveshje e afërt me Anglinë: gjermani mund të rikthehet si trajner kombëtar appeared first on Lapsi.al.
