Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e tetor. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 15-22 °C, në bregdet, 12-23 °C në vendet e ulëta dhe 7-20 °C në vendet malore.
The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare appeared first on Lapsi.al.
