Surprizë në formacionin kuqezi/ Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen e sotme me Gjeorgjinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shqipëria luan sot në orën 18:00 përballë Gjeorgjisë. Një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.

Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

The post Surprizë në formacionin kuqezi/ Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen e sotme me Gjeorgjinë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *