Kulusevski zbuloi çfarë nuk shkoi te Juventus: “Nuk i kuptoja këshillat e CR7”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

74 paraqitje dhe 9 gola mes gushtit 2020 dhe dhjetorit 2021: ky është bilanci i përvojës së suedezit Dejan Kulusevski te Juventus, para se të transferohej te Tottenham në janar 2022. Një periudhë gjatë së cilës suedezi i lindur në vitin 2000 pati mundësinë të ndante dhomën e zhveshjes, ndër të tjera me portugezin Cristiano Ronaldo. Në intervistën dhënë për Fotbollskanalen, ish-lojtari i Juventus ka zbuluar këshillat e kampionit portugez.

KULUSEVSKI “NUK E KUPTOJA SE ÇFARË MË THOSHTE RONALDO”

“Kur isha më i ri, Cristiano Ronaldo më tha: ‘Do të mësosh ta njohësh trupin tënd’ por nuk e kuptova se çfarë donte të thoshte”, iu referua Kulusevski. “Tani po filloj të njoh trupin tim, duke kuptuar pikat e mia të forta dhe të dobëta dhe se si mund të përmirësohem. Tani ndihem sikur gjithçka po bëhet më e lehtë”.

Lexo më tej: “Juventusi më bëri të dyshoj se nuk dija të luaja”: Kulusevski shigjeton ish-klubin e tij

“KURRË MOS U MJAFTO”

“Ndjej se jam më i fortë si fizikisht ashtu edhe mendërisht – vazhdoi Kulusevski -. E rëndësishme nuk është të kënaqesh me të qenit i mirë, por të përpiqesh të jesh më i miri ditë pas dite, sado e vështirë të jetë. Këto janë gjëra që i mëson me kalimin e kohës, nuk mund të jesh 17 vjeç dhe të dish gjithçka.”

The post Kulusevski zbuloi çfarë nuk shkoi te Juventus: “Nuk i kuptoja këshillat e CR7” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *