Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një armë zjarri që e mbante pa leje. Siç raportohet pistoleta që policia i bllokoi Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë.

Demaj u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posejdonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë në formën e “mbrojtjes”.

The post Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet i riu shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *