Shqiptari dhe greku kapen në taksi me 82 kg dr*gë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare e filatit në bashkëpunim me sektorin e luftës kundër narkotikëve të policisë së Igumenicës.

Policia greke ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar brenda saj, ne bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë. Në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo 52 vjec nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

Ky i fundit rezultonte person në kërkim në Greqi, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.

Për rastin në fjalë, po zhvillon hetime intensive edhe Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, i cili është informuar nga homologët grekë. Ndërkohë ende nuk ka informacione nëse droga ka kaluar nga kufiri shqiptaro-grek.

The post Shqiptari dhe greku kapen në taksi me 82 kg dr*gë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *