Këlliçi: Plarent Ndreca në shërbim të aferës së inceneratorit të Tiranës, informacionet do ia përcjellim SPAK-ut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Belind Këlliçi, përmes një deklarate për media, ka denoncuar lidhjet e deputetit socialist, Plarent Ndreca me inceneratorin e Tiranës.

Sipas Këlliçit, Ndreca del në skenë përmes ortakut në kompaninë e tij i cili rezulton i arrestuar dhe dënuar për krijimin e skemave mashtruese financiare. Ai paralajmëroi gjithashtu se informacionet që disponojnë do t’ia dërgojnë Prokurorisë së Posaçme.

“Benn Caka ka një vëlla që quhet Ferdinand Caka i cili ka qenë ortaku në biznes prej shumë vitesh i Plarent Ndrecës. Xhuljan Caka i biri Ferdinandit, fillimisht dhe ky në moshën 20-vjeçare, ka qenë ortaku në biznes i Plarent Ndrecës, më pas është punësuar si Drejtor Juridik pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke vazhduar në pozicionin e titullarit në sektorin e gjykatave pranë Drejtorisë Juridike në Bashkinë Tiranë, për tu punësuar më pas si Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Brendëshme kur Plarenti ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, nga e cila mbahet mend nga çdo shqiptar për vjedhjen me tenderin famoz të uniformave të Policisë së Shtetit, aferë për të cilën Plarenti u amnistua plotësisht nga kolegët e Erionit në SPAK.

Sot i takon kolegëve të Erionit në SPAK të hedhin dritë mbi faktin se përse Merila Luga, lidhje e ushtarit Plarent Ndreca të cilës ju besua drejtimi i kompanisë famoze EM CAPITAL, nuk është marrë kurrë në pyetje dhe nuk është ende nën hetim. Kompania EM CAPITAL, sipas gazetarëve që ndjekin SPAK, ka kryer disa transaksione me kompani të lidhura me Erion Veliajn, e për të cilat sot SPAK ka nisur një hetim pasuror për pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës“, u shpreh Këlliçi.

The post Këlliçi: Plarent Ndreca në shërbim të aferës së inceneratorit të Tiranës, informacionet do ia përcjellim SPAK-ut appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *