Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Greqi. Mësohet se të dy së bashku kishin ngritur një biznes të kultivimit të drogës në Kipseli të Athinës. Siç raportohet arrestimet e tyre u kryen pas një hetimi në bazë të informacionit në lidhje me veprimtarinë e individëve që vepronin në kultivimin e marijuanës dhe trafikimin e sasive të prodhuara në zonën e gjerë të qendrës së Athinës.
Gjithashtu nga hetimi i policisë në një shtëpi në zonën e Kipselit u gjet një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e fidanëve të kanabisit me metodën hidroponike, ndërsa u gjet edhe një sasi marijuane. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të plota laboratorike të kanabisit hidroponik, 27 fidanë marijuane, 102 gram marijuanë e papërpunuar, 3 gram kokainë, shuma prej 100 euro dhe 3 celularë.
The post Kthyen banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari dhe greku appeared first on Lapsi.al.
