Sekuestrohet rreth 200 kg kánabis në Lezhë, vihen në pranga 5 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy operacione antidrogë janë zhvilluar në Lezhë ditën e sotme dhe janë kapur rreth 200 kg kanabis. Pesë persona kanë rënë në pranga gjatë operacioneve ‘Procesi’ dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Trafikantët kishin përshtatur dy magazina për kultivimin e kanabisit. Një prej tyre u zbulua nga blutë e Lezhës në fshatin Shtuf të Mirditës. Në një banesë të pabanuar, u sekuestrua 108 kilogramë kanabis. Për rastin e parë u arrestuan 4 persona. Ndërkohë, në fshatin Gjonbardhaj në një stallë bagëtish u gjetën 92 kilogramë kanabis dhe u arrestua një 46-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis. Në vijim të operacionit , u arrestuan në flagrancë shtetasit: P.Ç. 27 vjeç, A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sekuestrohet rreth 200 kg kánabis në Lezhë, vihen në pranga 5 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *