Arrestimi i kreut të PL, avokati: Goditje politike, u përdorën si mashë ish-bashkëpunëtorët e Ilir Metës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy orë pas arrestimit pranë Kthesës së Kamzës në kryeqytet, ish-Presidenti Ilir Meta ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u transferuar në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Për mediat foli pak pas takimit me Metën, avokati i tij mbrojtës Genci Gjokutaj, i cili sqaroi se vendimi i prokurorit të posaçëm Erion Çela përfshin akuza për tre vepra penale.

“Nuk e kam lexuar akoma vendimin e Erion Çelës. Por është për tre vepra penale. Janë tre akuza. Është korrupsion, pastrim i produkteve dhe diçka pasurore”, tha Gjokutaj për mediat.

Në vijim, avokati i Metës e ka konsideruar arrestimin e klientit të tij si një goditje politike dhe për këtë akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama.

“Unë isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë, me një sjellje tejet jo ligjore. Kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur dhe kjo çështje ka 5 vjet. Domethënë këto rrethana që këta mendojnë sot për të goditur me arrest kanë 5 vjet që janë nëpër duart e prokurorëve. Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani, dhe me ndihmë e mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Ilir Metës që kanë formuar një vendim të cilin sapo e kemi marrë”, deklaroi Gjokutaj.

Lexo edhe:

VIDEO e arrestimit/ Pamjet kur Ilir Meta nxirret me dhunë nga makina në mes të rrugës

The post Arrestimi i kreut të PL, avokati: Goditje politike, u përdorën si mashë ish-bashkëpunëtorët e Ilir Metës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *