Kompany pas triumfit kundër Stuttgart: Radhën tani e ka Barcelona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka dashur të ulë euforinë pas triumfit ndaj Shtutgartit me rezultatin 4-0.

Ai ka lëshuar edhe një “kërcënim” në distancë për rivalin e ardhëm, e cila përkon me Barcelonën këtë të mërkurë.

“Duhej të kishim durim dhe nuk mund t’ia lejonim Shtutgartit të kishin ndonjë kundërsulm.

Kisha ndjenjën se mund t’i punonim pak më mirë me shanset tona. Shtutgarti është një skuadër e shkëlqyer.

Ishte një paraqitje shumë e mirë. Pas pjesës së parë, gjithçka ishte për të qëndruar i qetë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin.

Ne kemi fituar mund të festojmë pak, përpara se të përballemi me Barcelonën.

Jemi gjithmonë duke punuar në detaje për të vazhduar të përmirësohemi. Radhën tani e ka Barcelona. Do bëjmë gjithçka për të fituar kundër ekipit të Hansi Flik”, e mbylli Kompany.

 

The post Kompany pas triumfit kundër Stuttgart: Radhën tani e ka Barcelona appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *