Aksident në Vlorë, plagoset shoferi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë zonës së fshatit Panaja. Mësohet se një mjet i tipi BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Vlorë, plagoset shoferi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *