Kampi i Gjadrit/ Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ministria e Brendshme e Italisë ka nisur procedurat për të paraqitur një ankim në Gjykatën e Kasacionit kundër urdhrit të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, i cili nuk pranoi ndalimin e 12 emigrantëve në qendrën e paraburgimit italian në Gjadër të Shqipërisë. Çështja e ngritur nga Ministria e Brendshme është moszbatimi i ligjit italian për vendet e sigurta. Vendimi i Ministrisë së Brendshme vjen pas dekretit të qeverisë italiane që duhet të “zgjidhë” çështjen e “vendeve të sigurta”.

TGCom shkruan se ministria e Brendshme u vu në lëvizje pas debateve që shkaktoi vendimi i Gjykatës së Romës. Më 18 tetor, gjyqtarja Silvia Albano e kësaj Gjykate kërkoi kthimin e tyre në Itali edhe pse atyre u ishte refuzuar azili. Për të kapërcyer ngërçin, qeveria italiane lëshoi të ashtuquajturin “dekret për Shqipërinë”që ka të bëjë me “përcaktimin e të ashtuquajturave vende të sigurta ku përfshihen 19 vende nga 22 që ishin më parë pasi u përjashtua Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

Vendet që konsiderohen të sigurta në dekret janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka dhe Tunizia. Gjykata e Romës ndaloi deportimin e emigrantëve vendet e të cilëve nuk janë tërësisht “të sigurta”. Ndaj dhe 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi u dërguan në Itali edhe pse iu refuzua azili. ©LAPSI.al

The post Kampi i Gjadrit/ Qeveria italiane apelon vendimin për emigrantët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *