Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një mobileri është përfshirë nga flakët këtë të martë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matlia”.
Dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e mobilerisë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për të shuar flakët. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
The post Shkodër, përfshihet nga flakët mobilieria appeared first on GIJOTINA.
