Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmje e një futbolli të madh, të martën në raundin e tretë të Champions League. Rezultate të bujshme e surpriza të mëdha, me Real Madrid që shpërtheu me 5 gola ndaj Dormund që në dy raste i ishte përgjigjur spanjollëve para se të dorëzohej. Juventus pëson humbjen e parë sezonale, i mundur në shtëpi nga Stuttgart në minutat shtesë, pasi Perin kishte pritur pak më herët edhe një penallti. Zhgënjyes PSG i ndalur në 1-1 nga PSV, ndërsa Arsenal fiton ngushtë me Shakhtar.
Juventus bie 0-1 ndaj Stuttgart në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Champions League dhe pëson humbjen e parë këtë sezon. Skuadra e teknikut Thiago Motta vuajti shumë nga presioni dhe ritmi i ekipit të Hoeness, duke mos krijuar në thelb asnjë aksion sulmues të denjë për t’u shënuar. Sidoqoftë, bardhezinjtë rezistuan për një kohë të gjatë falë një Perin në një mbrëmje fenomenale, i cili priti pak minuta nga fundi edhe një penallti ndaj Millot (Danilo u përjashtua me këtë rast). Megjithatë, në kohën e plotë shtesë dhe me një lojtar më shumë, ish-lojtari i Atalanta, Touré shënoi një gol që dënoi bardhezinjtë me një humbje të merituar.
League Stage Champions League
AC Milan 3-1 Club Brugge
AS Monaco 5-1 FK Crvena Zvezda
Arsenal 1-0 Shakhtar Donetsk
Aston Villa 2-0 Bologna
Girona 2-0 Slovan Bratislava
Juventus 0-1 VfB Stuttgart
Paris Saint-Germain 1-1 PSV Eindhoven
Real Madrid 5-2 Borussia Dortmund
Sturm Graz 0-2 Sporting CP
The post Video/ Real trondit Dortmund: Perin pret penalltinë, Juventus thyhet në fundor appeared first on Lapsi.al.
