Vuçiç ndryshe nga Rama: Nuk e bëj kurrë Serbinë qendër pritje për emigrantët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të pajtohej kurrë me krijimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve të paligjshëm për Bashkimin Evropian në tokën serbe. Gjithashtu Vuçiç tha se edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së Sllovakia dhe Hungaria nuk ia kanë kërkuan një gjë të tillë.

Sakaq, zyra e qeverisë së Sllovakisë njoftoi dje se qendrat e jashtme për procedurat e aplikimit për azil jashtë Bashkimit Evropian, të ashtuquajturat qendra të pritjes dhe identifikimit, mund të jenë një zgjidhje novatore për imigracionin e paligjshëm.

“Nuk është diskutuar dhe nuk më ka shkuar në mendje që Serbia do të bëhet qendër pritjeje dhe identifikimi”, tha Vuçiç pas takimit me Viktor Orban dhe Robert Fico.

The post Vuçiç ndryshe nga Rama: Nuk e bëj kurrë Serbinë qendër pritje për emigrantët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *