Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shkon në 5 numri i personave që kanë humbur jetën dhe në 22 i të plagosurve nga sulmi terrorist që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Ankara të Turqisë. Autoritetet turke kanë fajësuar organizatën kurde PKK se qëndron pas sulmit. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
“Mënyra se si u krye sugjeron një lidhje shumë të mundshme me PKK” – tha ai. Megjithatë identifikimi përfundimtar i dy autorëve vijon ende. Dy terroristët u eliminuan nga policia. Ata ishin një burrë dhe një grua. Ata thuhet se kanë pozuar si çift në prag të sulmit. Ata kanë shkuar në këmbë në një stacion taksish duke u marrë njërin prej tyre ku kanë hipur me çanta të mëdha shpine.
Në një zonë të zbrazët, gruaja thuhet se i ka kërkuar shoferit, Murat Arslan, të ndalojë, gjoja për të pirë duhan. Më ata kanë vrarë taksistin të cilit i kanë marrë makinën. Më pas makina u drejtua nga mashkulli deri në selinë e kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore Turkish Aerospace, e cila prodhon pajisje mbrojtëse si avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë.
Dy terroristët bënë një shpërthim para portës së kompanisë dhe më pas sulmuan ndërtesën me armë. Aty vranë një roje sigurie dhe 3 punonjës të kompanisë së armëve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhej në një takim me Presidentin e Turqisë, Vladimir Putin tha se “ishte një sulm i neveritshëm që kërcënoi mbijetesën e vendit, paqen e kombit. Iniciativat e mbrojtjes janë në shënjestër”. Ai kërcënoi se “duart e pista do të priten patjetër.”
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. “Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm” – shkroi Rama. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: Dalin PAMJET/ Si ndodhi sulmi terrorist në Ankara me 4 viktima dhe 14 të plagosur
The post Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi në Ankara, reagon edhe Rama appeared first on Lapsi.al.
